Prishtinë 21 Janar 2024 – Me datë 19 dhe 20 Janar 2024, Gjykata Themelore e Prishtinës ka mbajtur punëtorinë për Hartimin e Planit të Punës për Departamentin Special për vitin 2024.
Në
punëtori kanë marrë pjesë Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.
Albina Shabani – Rama, gjyqtarët e Departamentit Special, dy këshilltarët
ligjorë pranë Ambasades Amerikane z.John Hanley dhe z.Erin Cox, si dhe
specialistët ligjor të OPDAT, znj. Fitore Bajraktari dhe z. Etrur Maloku.
Punëtoria kishte në fokus hartimin e planit të punës për vitin 2024, ku janë
përcaktuar prioritet dhe synimet e këtij departamenti për vitin 2024, duke
përfshirë hapat konkret për realizmin e të njëjtit si dhe afatet kohore.