Është mbajtur punëtoria e Gjykatës Themelore në Prishtinë e organizuar me mbështetjen e Departamentit për Drejtësi OPDAT, Ambasada Amerikane në Prishtinë

Është mbajtur punëtoria e Gjykatës Themelore në Prishtinë e organizuar me mbështetjen e Departamentit për Drejtësi OPDAT, Ambasada Amerikane në Prishtinë

Prishtinë 21 Janar 2024 – Me datë 19 dhe 20 Janar 2024, Gjykata Themelore e Prishtinës ka mbajtur punëtorinë për Hartimin e Planit të Punës për Departamentin Special për vitin 2024.

Në punëtori kanë marrë pjesë Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama, gjyqtarët e Departamentit Special, dy këshilltarët ligjorë pranë Ambasades Amerikane z.John Hanley dhe z.Erin Cox, si dhe specialistët ligjor të OPDAT, znj. Fitore Bajraktari dhe z. Etrur Maloku.

Punëtoria kishte në fokus hartimin e planit të punës për vitin 2024, ku janë përcaktuar prioritet dhe synimet e këtij departamenti për vitin 2024, duke përfshirë hapat konkret për realizmin e të njëjtit si dhe afatet kohore.