Graçanicë, 22 Maj 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani-Rama, ka mbajtur takimin e radhës me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”
Takimi u mbajt në objektin e Gjykatës Themelore të
Prishtinës – Dega në Graçanicë, me qëllim të mundësisë që çdo qytetar i
interesuar ta vizitojë gjykatën, ta takojë kryetaren e gjykatës dhe të njihet
nga afër me punën që bëhet në gjykatën më të madhe në vend.
“Dita e Hapur në Gjykatë” ishte një ditë bashkëbisedimi e kryetares së
gjykatës me qytetarët dhe shoqërinë civile, me qëllim të rritjes së
transparencës dhe llogaridhënies.
Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë u informuan për zotimin e kryetares që të
jetë sa më afër dhe sa më transparent me publikun.
Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në partneritet me IKD dhe në
bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në mbështetje të Ambasadës
Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve
Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit INL.