Kryetarja e gjykatës mbajti takimin e radhës me qytetarë “Dita e Hapur në Gjykatë”

Kryetarja e gjykatës mbajti takimin e radhës me qytetarë “Dita e Hapur në Gjykatë”

Graçanicë, 22 Maj 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani-Rama, ka mbajtur takimin e radhës me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”

Takimi u mbajt në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Graçanicë, me qëllim të mundësisë që çdo qytetar i interesuar ta vizitojë gjykatën, ta takojë kryetaren e gjykatës dhe të njihet nga afër me punën që bëhet në gjykatën më të madhe në vend.

“Dita e Hapur në Gjykatë” ishte një ditë bashkëbisedimi e kryetares së gjykatës me qytetarët dhe shoqërinë civile, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë u informuan për zotimin e kryetares që të jetë sa më afër dhe sa më transparent me publikun.

Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në partneritet me IKD dhe në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit INL.