Kryesuesi i KGJK-së dhe Kryetarja e GJTHP-së vizituan Degën e Gjykatës në Fushë Kosovë

Kryesuesi i KGJK-së dhe Kryetarja e GJTHP-së vizituan Degën e Gjykatës në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, 10 Maj 2024 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Albert Zogaj dhe Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama vizituan Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Fushë Kosovë, me ç’rast janë pritur nga Mbikëqyrësja e kësaj dege znj. Suzana Çerkini dhe gjyqtarët të cilët veprojnë në këtë degë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth çështjeve që ndërlidhen me organizimin e punëve në këtë degë dhe veprimet të cilat duhet të ndërmerren, po ashtu është diskutuar rreth adresimit të çështjeve të ndryshme me qëllim të ngritjes së efikasitetit, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Fushë Kosovë.