Ka arritur moshën e pensionimit sekretarja juridike e gjykatës Ganimete Dumani

Ka arritur moshën e pensionimit sekretarja juridike e gjykatës Ganimete Dumani

Prishtinë, 10 Maj 2024 – Sot ka arritur moshën e pensionimit, sekretarja juridike znj. Ganimete Dumani, pas një periudhe prej 46 vjetësh shërbimi në sistemin gjyqësor.

Kryetarja e gjykatës znj. Albina Shabani – Rama dhe stafi administrativ e kanë falënderuar znj. Dumani për kontributin dhe angazhimin e saj, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.