Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit I.S, R.K, N.F

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë  ka  shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit  I.S, R.K, N.F

Prishtinë, 10 Maj 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve I.S, R.K dhe N.F, për shkak të veprës penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre.

I akuzuari I.S është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh, për veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.02.2023 e tutje, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej njëmbëdhjet mijë €uro (11.000€), të cilin dënim i akuzuari I.S duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet €uro (20 €), për një ditë burgimi.

I akuzuari R.K është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë (3) vitesh, për veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe dënim me gjobë në shumë prej pesë mijë €uro (5000 €), të cilin dënim i akuzuari R.K duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në këtë dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 04.04.2023 e tutje. Në rast se i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet €uro (20 €), për një ditë burgimi.

I akuzuari N.F është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti e tre (3) muaj, për veprën penale Moslajmërimi i  veprave penale apo kryesve të tyre, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.02.2023.

Sendet e përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale dhe sendet të cilat janë rezultat i kryerjes së veprës penale  i nënshtrohen automatikisht konfiskimit.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarve I.S dhe R.K iu është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore, ndërsa të akuzuarit N.F i ndërpritet masa e paraburgimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.