Përfaqësuesja e Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Përfaqësuesja e Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së  vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 08 Maj 2024, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama së bashku me Zëvendës Kryesuesen e KGJK-së znj. Arijeta Sadiku, gjyqtarin mbikëqyrës të degës në Graçanicë z. Sinisha Borisavljeviq, Nënkryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë z.Drilon Haraqia, Administratorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Shaban Gërxhaliu kanë pritur në takim Përfaqësuesen e Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së znj. Caroline Ziadeh si dhe Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së z. Nuno Nuno Queiros, të pranishëm ishin edhe z. Andrea Lako, Shef i Seksionit të Sundimit të Ligjit/Drejtësisë dhe Korrektues, znj. Jehona Dragaj, Koordinatore e Projektit dhe z. Ardian Latifaj Menaxher i Projektit, Sundimi i Ligjit dhe Qasja në Drejtësi.

Kryetarja e gjykatës  Shabani – Rama falënderoj të pranishmit për vizitën dhe i njoftoj për ecurinë e projekteve të cilat janë zhvilluar në Gjykatën Themelore Prishtinë, në kuadër të projektit të UNDP-së, të cilat kanë sjellë ndryshime të rëndësishme nëpërmjet trajnimeve, mbështetjes teknike, përmirësimeve infrastrukturore dhe implementimin e praktikave të mira.

Përmes projektit për asgjësimin e lëndëve, gjyakata ka arrit të asgjësoj rreth 500.000 lëndë të kundërvajtjes, gjithashtu me projektin e UNDP për përmirësimin e përkthimeve qoftë me rritjen e numrit të zyrtarëve të përkthimeve si dhe mbështetjen logjistike të kësaj zyre, kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë të shërbimeve gjyqësore.

Zëvendës Kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës  znj. Arijeta Sadiku në emër të KGJK-së i falënderoj të pranishmit për vizitën  dhe mbështjetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë sistemit gjyqësorë.

Përfaqësuesuesja e Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm znj. Caroline Ziadeh si dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së z. Nuno Nuno Queiros, u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin për sistemin gjyqësor, si dhe shprehën gatishmërinë për mbështetjen e projekteve, të cilat kanë për qëllim ngritjen e efikasitetit dhe përmirësimin në ofrimin e shërbimeve gjyqësore në sistemin e drejtësisë.

Në fund të vizitës, delegacioni vizitoi nga afër arkivën dhe zyrën e përkthimeve.të kësaj gjykate.