Kryetarja e gjykatës ka pritur në takim gjyqtarët mbikëqyres të degëve të gjykatës

Kryetarja e gjykatës ka pritur në takim gjyqtarët mbikëqyres të degëve të gjykatës

Prishtinë, 02 Maj 2024 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim gjyqtarët mbikëqyres të degëve të gjykatës, z. Zenel Tasholli nga dega në Lipjan, z. Minir Hoti dega në Podujevë, z. Shefqet Baleci dega në Drenas, z. Sinisha Borisavljeviç dega në Graçanicë dhe znj. Suzana Çerkini nga dega në Fushë Kosovë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me funksionimin e degëve të gjykatës, sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar degët e gjykatës si dhe planet e gjykatës për implementimin e aktiviteteve me qëllim të ngritjes së efikasitetit.

Kryetarja e gjykatës së bashku me gjyqtarët mbikëqyrës të degëve shprehen gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim që përmes prioriteteve të përbashkëta, të arrijnë ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënjes në degët e gjykatave.