Prishtinë, 02 Maj 2024 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim gjyqtarët mbikëqyres të degëve të gjykatës, z. Zenel Tasholli nga dega në Lipjan, z. Minir Hoti dega në Podujevë, z. Shefqet Baleci dega në Drenas, z. Sinisha Borisavljeviç dega në Graçanicë dhe znj. Suzana Çerkini nga dega në Fushë Kosovë.
Qëllimi
i takimit ishte diskutimi lidhur me funksionimin e degëve të gjykatës, sfidat
me të cilat janë duke u ballafaquar degët e gjykatës si dhe planet e gjykatës
për implementimin e aktiviteteve me qëllim të ngritjes së efikasitetit.
Kryetarja e gjykatës së bashku me gjyqtarët mbikëqyrës të degëve shprehen
gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim që përmes prioriteteve të
përbashkëta, të arrijnë ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe
llogaridhënjes në degët e gjykatave.