Gjykata ka shpallur aktgjykim lirues për të akuzuarit J.D dhe S.S, të dyshuar për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata  ka  shpallur aktgjykim lirues për të akuzuarit  J.D dhe S.S,  të dyshuar  për veprën  penale Krime lufte kundër popullatës civile

Prishtinë, 25 Prill 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve J.D dhe S.S, të dyshuar për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

lufte kundër popullatës civile.

Kryetari i Trupit Gjykues në këtë çështje penale ka konstatuar se në kuptim të nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, nuk është provuar se të akuzuarit J.D dhe S.S kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar, andaj gjykata të njëjtit i liroj nga akuza.

Trupi gjykues fillimisht ka vlerësuar të gjitha deklaratat e dëshmitarit “A” në këtë çështje penale, deklarata këto që kanë qenë baza mbi të cilën është mbështetur edhe pretendimi i aktakuzës, por trupi gjykues pas vlerësimit të këtyre deklaratave, ka nxjerr konkludimin se fillimisht nuk është arritur të vërtetohet se cilit personi ia kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin tani të akuzuarit, për faktin se viktima e pretenduar asnjëherë nuk është arritur të identifikohet e as nuk janë arritur të identifikohen dëshmitarë të  tjerë potencial, në të cilat do të mbështetej dëshmia e dëshmitarit “A” e që rrjedhimisht kjo gjykatë vë theks të veçantë në faktin se dëshmia e një dëshmitari si e vetme pa mbështetje në asnjë provë tjetër, ka qenë e mangët në rastin konkret për të arritur standardin e të provuarit në rastet e krimeve të luftës, e po ashtu specifikojmë faktin se me rastin e marrjes së këtij vendimi, trupi gjykues është mbështetur në standardet dhe praktikat vendore dhe ndërkombëtare përkitazi me këto raste. Arsyet e detajuara për mungesën e provave të ofruara nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës si dhe standardet vendore dhe ndërkombëtare që kjo gjykatë ka marr për bazë me rastin e këtij vendimi, do të elaborohen në detaje në aktgjykimin me shkrim të kësaj gjykate.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.