Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit J.T, E.G dhe L.M-S, për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Gjykata  ka  shpallur aktgjykim dënues  për të akuzuarit  J.T, E.G dhe L.M-S, për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë, 25 Prill 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarve J.T, E.G dhe L.M-S, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I akuzuari J.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite, dënim të cilin i akuzuari do të fillojë ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

I akuzuari E.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite, dënim të cilin i akuzuari do të fillojë ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

E akuzuara L.M-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, dënim të cilin e akuzuara do të fillojë ta mbajë në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Po ashtu gjykata të akuzuarve J.T, E.G dhe L.M-S, konform nenit 62 paragrafi 1 dhe 2 pika 2.3 dhe nenit 65 paragrafi 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës iu shqipton Dënim Plotësues  Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, për tri vite, e cila ndalesë ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Obligohet secili i akuzuar veç e veç të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe atë ne emër te paushallit gjyqësor në shumë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro si dhe në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në shumë prej pesëdhjetë (50) euro ashtu që në tërësi shumën prej dyqind (200 €) euro, obligohen të paguaj brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Të dëmtuarit  për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.