Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër dy të pandehurve A.K dhe D.H

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit  kundër dy të pandehurve A.K dhe D.H

Prishtinë, 31 Mars 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale, Importi, eksporti, furnizmi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe kundër të pandehurit D.H për veprën penale Importi, eksporti, furnizmi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe D.H dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin. Paraburgimi është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe A.K dhe D.H 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.