Dënim me burgim dhe dënim me gjobë kundër të akuzuarit B.H për shkak të veprës penale Ushtrimi i ndikimit

Dënim me burgim dhe dënim me gjobë kundër të akuzuarit B.H për shkak të veprës penale Ushtrimi i ndikimit

Prishtinë, 18 Mars 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.H, për shkak të veprës penale Ushtrimi i ndikimit.

I akuzuari  B.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 muajve si dhe dënim me gjobë në  shumë prej 3 mijë euro, të cilat dënime do ti mbajë – paguaj, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 08.02.2024. Të akuzuarit B.H i ndërpritet masa e paraburgimit sot me datë 18.03.2024 dhe i njëjti lëshohet në liri, deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

Gjykata konform nenit 59, 62 dhe 63 i shqipton Dënim plotësues, Ndalimi i Ushtrimit të funksionit në administratën publike dhe i detyrës në Policinë e Kosovës, në kohëzgjatje prej tri viteve.

Obligohet i akuzuari B.H që t’i paguaj të gjitha shpenzimet e procedurës dhe atë, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100.00 (njëqind) euro, ndërsa në emër të Fondit për mbrojtjen e viktimave të krimit të paguaj shumën prej 50.00 (pesëdhjetë) euro, të gjitha këto nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.