Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues me burg dhe me gjobë kundër dy të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues me burg  dhe me gjobë kundër dy të akuzuarve

Prishtinë, 13 Mars 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit GJ.M për shkak të veprës penale Dhënie e ryshfetit në vazhdimësi, Ushtrimi i ndikimit dhe veprës penale Mashtrim me subvencione në vazhdimësi dhe të akuzuarit H.B për shkak të veprës penale Dhënie e ryshfetit dhe Mashtrim me subvencione.

I akuzuari  GJ.M  është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 03.12.2021 deri më 03.05.2022, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej katër mijë (4.000,00) euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaj, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari  H.B  është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg  në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 03.12.2021 deri më 03.05.2022, si dhe në shumë prej tre mijë (3.000,00) euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaj,  nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Nëse të akuzuarit GJ.M dhe H.B nuk dëshirojnë ose nuk munden ti paguajnë dënimet me gjobë, atëherë dënimet me gjobë iu zëvendësohen secilit veç e veç me dënim me burgim, duke e llogaritur për çdo ditë të kaluar në burgim nga njëzet (20) €uro, ashtu që të akuzuarit GJ.M i zëvendësohet dënimi me gjobë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dyqind (200) ditëve, ndërsa të akuzuarit H.B  i zëvendësohet dënimi me gjobë me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditëve.

Të akuzuarit detyrohen që ti paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej njëqind (100) euro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej njëqind (100) euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

E dëmtuara Avokatura Shtetërorë e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.