Është caktuar masa e paraburgimit për të pandehurin R.TH për veprën penale Sulm seksual

Është  caktuar masa e paraburgimit  për të pandehurin R.TH  për veprën penale Sulm seksual

Prishtinë, 06 Mars 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.TH, për shkak të veprës penale Sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e  procedurës paraprake pas vlerësimit të provave dhe fakteve të çështjes të dorëzuar nga Prokuroria ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e  masës së paraburgimit  kundër të pandehurit R.TH dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, 1.2, pikat: 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.