Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit A.SH

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit A.SH

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit A.SH iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, e cila masë do të zgjasë nga data 04.03.2024 deri me datë 04.04.2024.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit A.SH  iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, e cila masë do të zgjasë nga data 04.03.2024 deri me datë 04.04.2024.

Masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit  184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1,  1.2, 1.2.1; 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

I pandehuri A.SH me datë 21.02.2024 rreth orës 09:45, në barnatoren Melisa në Ulpianë – Prishtinë, kishte hyrë i maskuar me kapelë në kokë dhe shallë në fyt, i cili nën kërcënimin e armës/thikës i është ofruar të dëmtuarës A.A dhe nga e njëjta ka kërkuar metadon, duke i vendosur thikën në stomak, për çka e dëmtuara nga frika e ka njoftuar për vendin se ku ka qenë i vendosur metadoni, i pandehuri nga barnatorja kishte arritur që të marrë metadon në sasi prej njëzet e pesë copë si dhe disa shiringa në vlerë totale prej rreth shtatëqind e pesëdhjetë euro dhe i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur. I njëjti edhe me datë 04.03.2024, rreth orës 10:25 në po të njëjtën barnatore,  në bashkëkryerje së bashku edhe me një person N.N, tani për tani të panjohur, ka hyrë në barnatore dhe përsëri nën kërcënimin e thikës ka depërtuar në depon ku mbahet metadoni ku pas kësaj e dëmtuara ka aktivizuar panik alarmin dhe është larguar nga barnatorja duke e lënë të pandehurin në barnatore, ku i pandehuri ka marrë një sasi prej rreth 600 eurove (gjashtëqind) euro si dhe ka hapur një metadon të cilin e ka pirë, mirëpo i pandehuri nuk ka arrit të dal nga lokali, pasi që barnatorja është mbyllur me rrjetën e jashtme të hekurit, ku me këtë rast i pandehuri ka mbetur brenda barnatores, derisa ka arritur njësia policore e cila edhe e ka bërë arrestimin e tij.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.