Është caktuar masa e paraburgimit për të pandehuren Y.B për veprën Rrezikimi i trafikut

Është  caktuar masa e paraburgimit  për të pandehuren Y.B  për veprën Rrezikimi i trafikut

Prishtinë, 28 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures Y.B për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e  Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë  për caktimin e  masës së paraburgimit,  kundër të pandehures Y.B dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

E pandehura Y.B me datë 26.02.2024 në Prishtinë dyshohet se nga pakujdesia, derisa ishte duke ngasur veturën  e saj, kishte vepruar me kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës, në mënyrë të pa kontrolluar e godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrëzohet dhe godet këmbësorin SH.H, me çka tani të ndjerit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë e lëndimeve, tani i ndjeri  SH.H kishte ndërruar jetë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.