Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit G.K për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit G.K për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm

Prishtinë, 26 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit G.K për shkak të veprës penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Konform nenit 363 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KPP-së, gjykata ka liruar të akuzuarin G.K nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, për të cilën është akuzuar nga Prokuroria, kurse për veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare,  për të cilën ka arritur parashkrimi, është refuzuar akuza.                                              

Sipas aktakuzës, i akuzuari G.K akuzohej se më datë 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin kishte përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje kishte hedhur gazë lotsjellës në këtë sallë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.