Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.S për veprën penale Shtrëngimi

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.S për veprën penale Shtrëngimi

Prishtinë, 21 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit N.S për shkak të veprës penale Shtrëngimi nga neni 195 paragrafi 2 pika 2.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari  N.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim

Me datë 16.03.2017 në intervalin kohor në ora 12-13 i akuzuari N.S i kishte shkruar në rrjetin social Instagram, të dëmtuarës së mitur, duke i kërkuar dërgimin e fotografive nudo dhe duke e kanosur që nëse nuk i dërgon këto fotografi, ai do t’ia publikoj fotografit nudo që i kishin  realizuar kur e dëmtuara kishte qenë në banesën e tij, për çka e dëmtuara nga frika e publikimit të fotografive të mëhershme edhe pse e vetëdijshme se po vepron kundër nderit dhe dinjitetit të vet, ia kishte dërguar edhe katër fotografi, duke e lutur të akuzuarin që të mos i publikoj dhe kur i akuzuari sërish i kishte kërkuar që të bëjë videoinqizim, ajo nuk kishte pranuar dhe i akuzuari me datë 17.03.2017, viktimës së mitur ia kishte publikuar fotografitë në instagram, duke hapur llogari me emër të saj dhe ua kishte dërguar shoqeve të të dëmtuarës.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.