Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin A.GJ për veprën penale Kanosja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin A.GJ  për veprën penale Kanosja

Prishtinë, 20 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit A.,GJ për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit A.GJ iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, e cila masë do të zgjasë deri me  datë 19.03.2014. Masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit  184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2.1, të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.