Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.H, për veprën penale Marrja e ryshfetit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.H, për veprën penale Marrja e ryshfetit

Prishtinë, 11 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit B.H për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i  Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit  184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.