Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim përfaqësues të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim përfaqësues të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Prishtinë 05 Shkurt 2024 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani Rama së bashku me udhëheqësen e Departamentit për Çështje Administrative znj. Luljeta Maxhuni dhe Administratorin e gjykatës z. Shaban Gërxhaliu kanë pritur në takim Kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Arben Mehmeti, znj. Malësore Gashi anëtare e Këshillit, z. Bujar Sadiku – Sekretar i Përgjithshëm dhe z. Avdyl Bekteshi, Bashkëpunëtorë Profesional.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për çështje me interes të përbashkët në kuadër të autorizimeve si dy institucione të pavarura, po ashtu është diskutuar lidhur me nevojat për rritjen e efikasitetit dhe performancës në zbatimin e ligjeve që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e zyrtarëve publik.