Gjykata ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarin Z.A për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata ka  shpallur aktgjykimin për të akuzuarin Z.A për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile

Prishtinë, 05 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit Z.A për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

I akuzuari Z.A në bazë të nenit 363 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KPPK-së është liruar nga akuza sepse nuk është provuar se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

I dëmtuari për realizimin e kërkesës pasurore – juridike, udhëzohet në kontest të rregullt juridiko- civil.

Shpenzimet gjyqësore bien në barrë të mjeteve buxhetore, të kësaj gjykate.

Nga i akuzuari Z.A konform nenit 276 paragrafi 1 dhe paragrafi  2 nënparagrafi  2.1 dhe 2.2 të KPPRK-së, konfiskohen përgjithmonë sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, urdhërohet shkatërrimi i armëve të konfiskuara – meqë janë pasuri që i nënshtrohet automatikisht konfiskimit.

Të akuzuarit Z.A me Aktvendim të veçantë, konform nenit 366 paragrafi 2 pika 2.1, 3 dhe 4 të KPPRK-së, i ndërprehet masa e paraburgimit.

Palët e pa kënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.