Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Sh.Sh për veprën penale Dhunimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Sh.Sh  për veprën penale Dhunimi

Prishtinë, 26 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5  (pesë) vite për veprën penale Dhunimi, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin  e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

E dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.