Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër katër të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër katër të akuzuarve

Prishtinë, 18 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve A.Gj, E.S, N.S dhe M.B për shkak të veprës penale Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale, Kryerja e veprës terroriste, nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të akuzuarit E.S. dhe A.Gj. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i akuzuari A.Gj. për veprën penale Mos lajmërimi i përgaditjes së veprave penale nga neni 377 paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 e 2.4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i akuzuari N.S për veprën penale Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmnit nga neni 131 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i akuzuari M.B për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.Gj është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprën penale Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit  ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së është liruar nga akuza, për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale Mos lajmërimi i përgatitjes së veprave penale.

I akuzuari E.S është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I akuzuari N.S është shpallur fajtor për veprën penale Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit.

I akuzuari M.B është shpallur fajtor për veprat penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, konroll ose posedim të paautorizuar te armëve, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPPRK-së  është liruar nga akuza,  për shkak se nuk është provuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special konform nenit 356 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 lidhur me paragrafin 3 të KPPRK-së, me datë 25 janar 2024 në ora 14:00 ka caktuar seancën për caktimin e dënimit.

Të akuzuarit A.Gj, E.S, N.S dhe M.B vazhdojnë të jenë nën masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë  e aktgjykimit.