Njoftim për shtyrjen e seancës së shqyrtimit gjyqësor

Njoftim për shtyrjen e seancës së shqyrtimit gjyqësor

Ju njoftojmë se shqyrtimi gjyqësor i cili ka qenë i caktuar të mbahet për datën 07.12.2023 në ora 09:30 në çështjen penale kundër të pandehurit L.L për veprën penale se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nuk do të mbahet në këtë datë, për shkak se mbrojtësi i të pandehurit av. Driton Musliu ka parashtruar kërkesë në gjykatë për shtyrjen e seancës, për shkak të rrethanave të papritura- urgjencës familjare.