Njoftim për shtyerje e seancës së shqyrtimit gjyqësor

Njoftim për shtyerje e seancës së shqyrtimit gjyqësor

Prishtinë, 15 nëntor 2023 – Ju njoftojmë se shqyrtimi gjyqësor i cili ka qenë i caktuar të mbahet për datën 16.11.2023 në ora 09:00 në çështjen penale PKR.nr.394/17 kundër të pandehurit G.S.K, nuk do të mbahet në këtë datë, për shkak se mbrojtësi i të pandehurit av. Fëllanza Kadiu ka parashtruar kërkesë në gjykatë për shtyrjen e seancës, për shkak se i akuzuari ka rast vdekje në familje – i ka vdekur babai dhe të akuzuarit i është dashur të udhëtoj urgjent në familjen e tij në Nepal.

Palët do të njoftohen për seancën e radhës me ftesa të rregullta nga gjykata.