Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filluan punën praktike 46 jurist të rinj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë  filluan punën praktike 46 jurist të rinj

Prishtinë, 24 tetor 2023 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, filluan praktikën profesionale një vjeçare, dyzet e gjashtë (46) jurist të rinj.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani – Rama dhe Administratori i Gjykatës z.Shaban Gerxhaliu, kanë pritur në takim gjeneratën e re të praktikantëve, të cilët do të angazhohen në një periudhë njëvjeçare në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe degën e gjykatës në Fushë Kosovë.

Duke iu uruar mirëseardhje praktikantëve, kanë falënderuar të njëjtit për gatishmërinë e tyre si dhe i inkurajuan  praktikantët që gjatë kësaj periudhe kohore të përfitojnë sa më shumë njohuri nga puna praktike dhe të zhvillohen profesionalisht.

Praktika profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ofron një mundësi të vlefshme për këta juristë të rinj, që të zhvillojnë njohuritë e tyre të marra gjatë studimeve, duke iu nënshtruar situatave reale dhe sfidave të cilat ndeshen në fushën e ligjit.

Përmes kësaj praktike, ata do të kenë mundësinë të kontribuojnë në trajtimin e çështjeve të ndryshme ligjore që paraqiten për gjykatë.