Në Gjykatën Themelore të Prishtinës përfunduan praktikën njëvjeçare 29 juristë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës përfunduan praktikën njëvjeçare 29 juristë

Prishtinë 20 tetor 2023 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë përfunduan praktikën një vjeçare praktikantët e kësaj gjykate.

Në ceremoninë e organizuar, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama iu uroj praktikantëve suksese në vazhdim dhe i falënderoj për angazhimin, përkushtimin dhe ndihmën që kanë ofruar ata përgjatë një viti pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Po ashtu edhe Administratori i kësaj gjykate z.Shaban Gërxhaliu i falënderoj praktikantët, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese në karrierën e tyre profesionale.

Në fund të ceremonisë për juristët të cilët përfunduan praktikën një vjeçare, ju ndan çertifikata në shenjë mirënjohje për përfundimin me sukses të praktikës në këtë gjykatë.