Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë kundër të pandehurit B.M për veprën penale Lëndim i rëndë trupor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë  kundër të pandehurit B.M  për veprën penale Lëndim i rëndë  trupor

Prishtinë, 19 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 186 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka marr aktvendim dhe ka refuzuar  kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.