Prishtinë, 19 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 186 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.