Kryetarja e gjykatës ka pritur në takim Drejtorin e Policisë në regjionin e Prishtinës

Kryetarja e gjykatës ka pritur në takim Drejtorin e Policisë në regjionin e Prishtinës

Prishtinë 17 tetor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama ka pritur në takim Drejtorin e Policisë në Regjionin e Prishtinës z.Basri Shabani, Shefin e Operativës Rajonale në Prishtinë z.Bekim Bislimi, si dhe zyrtarë tjerë nga Policia e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua ngritja e bashkëpunimit të dy anshëm, zbatimi i urdhëresave të gjykatës, si dhe rritja e nivelit të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë. Në fund u diskutuan edhe çështje të ndryshme me interes të përbashkët që ndërlidhen me punën e dy institucioneve.