Gjykata Themelore Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit SH.L për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës Civile

Gjykata Themelore Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit SH.L për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës  Civile

Prishtinë, 16 Tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit SH.L për veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.L dhe të njëjtit i caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit SH.L i është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi I nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.