Prishtinë, 09 Tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve XH.B dhe A.B për veprën penale
Vrasje e rëndë në bashkëkryerje ndërsa XH.B edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
I akuzuari XH.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, të dënuarit XH.B i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi
Gjykata konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, ka marr aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, andaj të akuzuarit me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lihet në liri.
Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.