Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër tetë të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër tetë të akuzuarve

Prishtinë 01 Qershor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin PS.nr.74/19 në çështjen penale kundër të akuzuarve N.R, K.H, SH.Z, E.Gj, SH.M, L.TH, L.K dhe A.Z.

I akuzuari N.R është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe i shqiptohet edhe dënim plotësues, e që të akuzuarit N.R i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim.

I akuzuari K.H është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe i shqiptohet edhe dënim plotësues, e që të akuzuarit K.H i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim.

Detyrohen të akuzuarit që ti paguajnë shpenzimet e procedurës penale edhe atë: për ekspertizën financiare në mënyrë solidare shumën prej 2000 (dymijë) €uro, për shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej 500 (pesëqind ) €uro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave  të krimit secili veç e veç shumën prej 100 (njëqind) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

E dëmtuara Avokatura Shtetërore e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Të akuzuarit SH.Z, E.Gj, SH.M, L.TH, L.K dhe A.Z janë liruar nga akuza për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertit  dhe provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtëtuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E dëmtuara Avokatura Shtetërorë e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.