Gjykata Themelore Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e R.D për veprën penale Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm

Gjykata Themelore Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin në rastin e R.D për veprën penale  Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm

Prishtinë, 08 Maj 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykimin në rastin e të miturit – tani madhor R. D. Gjykata ka bërë rikualifikimin e veprës penale ashtu që i mituri – tani madhor R. D është gjetur penalisht përgjegjës për veprën penale – Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm dhe ndaj tij ka shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 4 (katër) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit.

I mituri – tani madhor R.D është liruar nga shpenzimet e procedurës penale ndërsa palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike janë udhëzuar në  kontest të rregullt juridiko – civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.