Kryetarja e gjykatës mbajti takimin e radhës me qytetarë “Dita e Hapur në Gjykatë”

Kryetarja e gjykatës mbajti takimin e radhës me qytetarë “Dita e Hapur në Gjykatë”

Podujevë, 18 Prill 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani-Rama, ka mbajtur takimin e radhës me qytetarë dhe organizatat e Shoqërisë Civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”.

Takimi u mbajt në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Podujevë, me qëllim që çdo qytetar i interesuar ta vizitojë gjykatën, ta takojë kryetaren dhe të njihet nga afër me punën që bëhet në gjykatën më të madhe në vend.

“Dita e Hapur në Gjykatë” sot ishte një ditë bashkëbisedimi e kryetares s♪ gjykatës me qytetarët, mediat e shoqërinë civile, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë u informuan për zotimin e kryetares që të jetë sa më afër dhe sa më transparent me publikun.

Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në partneritet me IKD dhe në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit INL.