Kryesuesi Zogaj dhe Kryetarja Shabani Rama vizituan Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Podujevë

Kryesuesi Zogaj dhe Kryetarja Shabani Rama vizituan Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Podujevë

Podujevë, 14 prill 2023 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Albert Zogaj, së bashku me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama, kanë vizituar sot Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në Podujevë.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Zogaj dhe kryetarja Shabani – Rama janë pritur nga gjyqtari mbikëqyrës i kësaj dege, z. Minir Hoti, i cili falënderoj të pranishmit për vizitën, me ç’rast i njoftoj për mbarëvajtjen e punës si dhe për sfidat me të cilat është duke u përballur kjo gjykatë.

Me këtë rast, kryetarja e gjykatës Shabani – Rama ka theksuar mbështetjen për gjyqtarët e kësaj dege, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Po ashtu, edhe kryesuesi Zogaj shprehu mbështetjen e plotë të KGJK-së për gjykatën dhe  njëkohësisht kërkoj angazhim nga gjyqtarët dhe stafi i gjykatës për realizimin e detyrave në bazë të përgjegjësive, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Në këtë takim, u diskutua edhe rreth çështjeve të mbarëvajtjes së punës së kësaj dege, me theks të veçantë kryerja e lëndëve të vjetra, lëndëve në rigjykim, etj.