Është caktuar masa e sigurisë kundër tre të pandehurve për shkak të veprës penale Nxitja e përqarjes dhe mos durimit

Është  caktuar masa e sigurisë kundër tre të pandehurve për shkak të veprës penale Nxitja e përqarjes dhe mos durimit

Prishtinë, 14 Prill 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurve L.D, K.H dhe O.H,  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Gjykata, vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit për tre të pandehurit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën  penale për të cilën dyshohen, po ashtu ekziston rreziku i ikjes së të pandehurve, të njëjtit mund të arratisen, ti shmangen ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale. Të pandehurit nëse do të mbeten në liri mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar edhe në dëshmitarët si dhe mund ta përsërisin veprën penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.