Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR për veprën penale të Dhunimit

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR për veprën penale të Dhunimit

Prishtinë 12 Prill 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR për shkak të veprës penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 pika 4.7 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa e paraburgimit  nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara.

Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej katërqind e pesëdhjetë (450)  euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.