Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve L.K, A.K, M.B dhe F.D

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve    L.K, A.K, M.B dhe F.D

Prishtinë, 09 mars 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve L.K, A.K, M.B dhe F.D.

I akuzuari L.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në vlerë prej 8.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj për veprën penale Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës. Konform nenit 44 të KPP-së, të akuzuarit  L.K dënimi me burgim mund  ti zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 3.000 euro, në dënimin e shqiptuar do të llogaritet dhe koha e kaluar ne paraburgim  nga data 01.03.2021 deri me datë 30.03.2021 dhe arrest shtëpiak nga data 29.05.2021 deri me datë 29.07.2021.

I akuzuari L.K për veprat penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pasi që nuk është provuar nga gjykata se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat është akuzuar.

I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite e tetë (8) muaj dhe dhe dënim me gjobë në shumë prej 6.000 euro, për veprat penale Falsifikimi i dokumenteve, sipas nenit 390, par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së dhe Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414 par.1 lidhur me të KPRK-së, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në dënimin e shqiptuar me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim 03.03.2021 deri me dt.30.03.2021 dhe prej dt.05.05.2021 deri me dt.29.07.2021, si dhe në arrest shtëpiak prej dt.30.03.2021 deri me dt.05.05.2021. I akuzuari A.K  lirohet nga akuza se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kishin për të kryer veprën penale Ushtrimi i Ndikimit nga neni 424 paragrafi .1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

E akuzuara M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 5.000 euro, për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve sipas neni 390, par.1 të KPRK-së, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, e në të cilin dënim e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak  prej dt.01.03.2021 deri me dt.31.03.2021. E akuzuara M.B lirohet nga akuza për veprën penale Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituar me kryerjen e veprës penale sipas nenit 333, par.1 të KPRK-së.

E akuzuara F.D lirohet nga akuza për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pasi që nuk është provuar nga gjykata se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.