Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Daut Behrami

Ka arritur moshën e pensionimit gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Daut Behrami

Prishtinë, 20 shkurt 2023 – Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc Daut Behrami është pensionuar sot, pas një përvoje të suksesshme në sistemin gjyqësor.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani – Rama në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ e falënderoj gjyqtarin Daut Behrami për angazhimin dhe kontributin e tij në sistemin e drejtësisë, duke i uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.

Gjyqtari Daut Behrami në vitin 2004 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gllogoc ku dhe punoi deri me datë 31.12.2012. Me datë 01.01.2013 gjyqtari Daut Behrami ishte emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më sot, me rastin e pensionimit të tij.