Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur në takim Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur në takim Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë

Prishtinë 30 Janar 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani Rama, ka pritur në takim Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë z. Vehbi Mujku.

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit drejt çdo iniciative, që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetin e të dyja institucioneve, sipas përgjegjësive që mbajnë.