Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Prishtinë 26 Janar 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj.Albina Shabani Rama, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Sh.T. z.Qemal Minxhozi, i shoqëruar nga diplomatja Klodiana Karaj.

Kryetarja Shabani – Rama e njoftoi  Ambasadorin Minxhozi lidhur me organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të gjykatave të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë.

Ndër të tjera, u diskutua lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të lëshuara nga institucionet gjyqësore të Republikës së Shqipërisë, si dhe rrjedhën e procedurave gjyqësore për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, në Kosovë.