Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Z.B për veprën penale të Mashtrimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Z.B për veprën penale të Mashtrimit

Prishtinë, 20 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Z.B për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesë mijë) euro, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

I akuzuari Z.B gjatë vitit 2012 me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Theelore në Prishtinë.