Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë filluar punën 20 bashkëpunëtorë profesional

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë filluar punën 20 bashkëpunëtorë profesional

Prishtinë, 18.11.2022 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë filluar punën 20 bashkëpunëtorë profesional, të cilët janë pritur nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama dhe Administratori i Gjykatës z. Shaban Gërxhaliu.

Kryetarja Shabani – Rama iu uroi  bashkëpunëtorëve profesional mirëseardhje dhe suksese në punë, shprehi gatishmëri për mbështetjen e tyre si dhe kërkoi angazhim dhe përkushtim maksimal nga ana e tyre, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Gjykatës Themelore në Prishtinë.