Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit A.LL dhe S.R

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit A.LL dhe S.R

Prishtinë, 11 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin me numër PS.nr.57/2021 në çështjen penale kundër të akuzuarve A.LL i akuzuar se në bashkëkryrje ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i akuzuari S.R për veprën penale Vrasje e rëndë në ndihmë, e mbetur në tentativë nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 lidhur me nenin 28 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.LL është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 vite (katër) e 6 (gjashtë) muaj, dënimi i shqiptuar me burg do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në afatin e parapar ligjor dhe se në dënimin e shqiptuar me burg të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim nga data 13.03.2017 deri me datë 20.04.2021, ndërsa pjesa e mbetur  e dënimit  me burg do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykata konform nenit 364 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës  merr Aktgjykim lirues, me të cilin i akuzuari S.R  lirohet nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar A.V, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.