Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit B.B, M.K.L, N.R, D.G, F.H dhe A.GJ

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit B.B, M.K.L, N.R, D.G, F.H dhe A.GJ

Prishtinë, 08 nëntor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin me numër PS.nr.17/2020 në çështjen penale kundër të akuzuarve B.B, M.K.L, N.R e D.G, të akuzuar për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarës F.H për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar 422 paragrafi 2 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të akuzuarit A.Gj për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në harmoni me nenin 364 paragrafi 1 pika 1.3 të KPPRK-së të akuzuarit  B.B, M.K.L, N.R, D.G, F.H dhe A.GJ janë liruar nga akuza, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Bazuar në nenin 463 të KPPRK-së, e dëmtuara Korporata Energjetike e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.    

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.