Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim z. Andrew Solomon, Këshilltar i Lartë për Sundimin e Ligjit në USAID Washington DC

Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim z. Andrew Solomon, Këshilltar i Lartë për Sundimin e Ligjit në USAID Washington DC

Prishtinë, 28 tetor 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim z. Andrew Solomon, Këshilltar i Lartë për Sundimin e Ligjit në USAID Washington DC, për të diskutuar lidhur me frymën e re të drejtësisë, me në qendër qytetarin që USAID bashkarisht me gjykatat, po aplikon në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet e Iniciativës për Drejtësi Procedurale dhe plani i veprimit që është aprovuar së fundi nga Gjykata Themelore e Prishtinës, duke marrë edhe miratimin nga Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikqyrës. Kjo nismë, ashtu sikurse edhe drejtësia me në qendër qytetarin, fokusohet në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe qasjes më të lehtë të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Gjykata Themelore e Prishtinës mbetet e përshkushtuar në zgjerimin e mëtejmë të kësaj qasjeje dhe pasurimin e planit të veprimit me aktivitete të reja çdoherë duke pasur si qëllim përafrimin me qytetarë, rritjen e transparencës, efikasitetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.